Mickoski propozon gjyqtarin e pezulluar Pançevski si pasardhës i Katica Janevës.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në një intervistë për Sitel duke komentuar për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike si dhe për kreun e ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë tha se propozim i partisë së tij për udhëheqjen e këtij institucioni mund të jetë gjyqtari, Vlladimir Pançevski.
“Parashtrohet pyetja se kë ne e propozojmë? Njerëz të përfshirë në haraç? Hetimi do të tregojë se kush ka qenë i përfshirë. Kjo është sikur ne të propozojmë Vladimir Pançevskin. Pse mos e zgjedhim Vlladimir Pançevskin? Pse të mos jetë ai?”, tha Mickoski.
Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Pançevski është aktualisht është suspenduar nga puna për shkak të abuzimeve me sistemin AKMIS.
Opozita propozimin e Qeverisë për Ligjin për Prokurorinë Publike e kritikoi që në ditën kur u propozua, duke kundërshtuar udhëheqjen e Villma Ruskovskas me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.