Ligji për Inspektoratin në procedurë qeveritare

Në seancën e Qeverisë në rend dite do të jetë edhe Ligji për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve. Ky propozim ligj i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë rregullon mënyrën e inspektimit, përzgjedhjen e Inspektorëve. Në nenin 22 të të njëjti parashikohen gjobat 300 deri ne 500 euro për të gjitha institucionet qe nuk ju mundësoje qasje inspektorëve ne materialet që duhet të inspektojnë.

Marketing

Ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve. Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të shqiptohen gjobat e parashikuara në ligjit e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro euro për personat juridik dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit. Më Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

Versioni i parë i propozim ligjit për Inspektoratin u publikua në ENER, ku institucionet kishin në dispozicion mbi 20 ditë të kontrollojnë nëse ky ligj duhet të harmonizohet me ndonjë ligj tjetër. Sugjerime kishte Agjencia për zbatimin e gjuhëve, nga ku presin se vërejtjet e tyre do të merren parasysh, në mënyrë që inspektimi në terren mes Inspektoratit de Agjencisë të jetë më frytdhënës.