Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, mbajti një takim me koordinuesen e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak.
Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara e shprehu kënaqësinë për mundësinë e kontributit për zbatimin e reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, është edhe përgatitja e një dokumenti të ri programues që do të jetë në përputhje me kërkesat e BE-së dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Ministri Nuredini, shprehi e falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen nga ana e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe i transmetoi përpjekjet e tij për të vazhduar agjendën tonë të reformave dhe një progres sa më të shpejtë në rrugën drejt realizimit të qëllimeve strategjike të vendit tonë. .