Me nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës është hapur perspektivë e re në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në të gjitha sferat me interes të përbashkët, konstatuan shefi i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Selanikut, Janis Butaris në takimin e sotëm në Shkup.
Në këtë kontekst u pajtuan se ka avancim të marrëdhënieve dhe se ekzistojnë mundësi për zhvillim të bashkëpunimit mes rajoneve dhe komunave, veçanërisht përmes përdorimit të programeve evropiane për mbështetje dhe zhvillim.
Në takim, informojnë nga Zyra e presidentit, ishin shkëmbyer mendime dhe informacione për gjendjet aktuale në të dyja vendet.
Presidenti Pendarovski e theksoi interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Greqisë, përfshirë përmes thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe përmes zhvillimit të lidhjes infrastrukturore.
Ai theksoi se Kabineti i tij mbetet i hapur për mbështetje të iniciativave qytetare të cilat do t’i avanconin marrëdhëniet në mes të dyja vendeve të kufirit.
Kryetari Butaris informoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Selanikut dhe Shkupit në sferën e kulturës, për mundësitë për bashkëpunim të projekteve nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, posaçërisht të bashkësisë hebraike, në fatin tragjik të së cilës kujtohen edhe Maqedonia e Veriut edhe Greqia, për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe për promovimin turistik të të dyja shteteve.
Butaris dërgoi urime deri te presidenti Pendarovski për funksionin dhe i uroi sukses në kryerjen e detyrës.