Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së u takua me Rikerin

Ushtruesi i detyrës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi Filip Riker sot pasdite u takua me Grupin e pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Në takimin në të cilin morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Meri Bërns, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë, u fol për integrimin e mëtutjeshëm në BE dhe NATO të shtetit, ndërsa qasja e Grupit të pavarur parlamentar të opozitës ishte vlerësuar si pozitive për zhvillimin e demokracisë në vend.

Siç bëri të ditur Grupi i pavarur parlamentar, gjatë bisedës ishin ndarë mendimet, idetë dhe hapat konkretë për përparimin e shtetit.