Një grua gjuan me armë pasi që u shërbye me patate të ftohta

Mendoni se çfarë do të kishte bërë nëse do i kishin thënë që makina e akulloreve nuk punon.

Marketing

Policia në Georgia, Shtete e Bashkuara të Amerikës, janë duke hetuar një ngjarje ku një grua ka gjuajtur me armë në ‘Mc-Donald’, që thuhet ka qenë përgjigje agresive për shkak se u shërbye me patate të ftohta.

Konsumatorja ishte në Mcdonald, këtë të hënë (22 korrik), për të ngrënë drekë, raporton “Unilad”.

Nuk e dimë sigurt se çka ka porositur, por le të themi se ushqimi që ju shërbye nuk e bëri të lumtur, sepse shumë shpejt shkoi tek punëtori dhe u ankua për patatet e ftohta. Menaxheri tha se ne menjëherë i ofruam disa të tjera, por me sa duket ato mjaftuan për të qetësuar frustrimin e saj.

Kur punëtori po shkonte në kuzhinë për të marr patate të tjera, gruaja e ndjeki dhe qëlloi me armë në tokë.

Kur policia arriti, gruaja ishte larguar, mirëpo ata arritën ta gjenin atë jashtë Mcdonald dhe arritën ta dërgonin në stacion policor pa ndonjë incident.