Policia e Elbasanit ka parandaluar një krim në familje duke arrestuar një 36 vjeçar pasi kërcënoi me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj.
Shtetasi me iniciale F.M., 36 vjeç, kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtepinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.
Pasi ka marrë këtë informacion policia ka reaguar duke gjetur dhe sekuestruar 27 copë granatave difensive dhe ofensive.