Ligji për Prokurorinë, VMRO-LSDM në udhëkryq

VMRO-DPMNE as nuk ka një projektligj të gatshëm për prokurorinë publike, as nuk thotë nëse do të paraqesë amendamente për vendimin qeveritar që tashmë është dorëzuar në Kuvend. Opozita mbetet në qëndrimin se negociata me pushtetin janë të mundshme vetëm nëse kërkesa e tyre për zgjedhje të parakohshme pranohet.

Marketing

T’i përfundojmë teknikat në aspektin e tekstit, dhe do të dalim me atë nëse do ta propozojmë apo çfarë do të jenë hapat e mëtejshëm. Ndoshta Zoran Zaev do të dakordohet për një takim liderësh, ku do të diskutohet për një datë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Le të presim edhe disa ditë“-tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski një ditë më parë paraqiti një sërë vërejtjesh mbi propozim-vendimin qeveritar, sipas të cilit Prokuroria Speciale, së bashku me të gjitha kapacitetet e saj, duhet ti bashkohet Prokurorisë Publike Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Opozita kërkon që prokurorët nga PSP-ja të kthehen në prokuroritë amë, të hetohet përfshirja e tyre e mundshme në aferën “Zhvatja” dhe vetëm atëherë të aplikojnë për punë në prokurorinë e re. Opozita reagon ndaj dispozitës me të cilën Katica Janeva do të avancohet në Prokurorinë Publike Republikane. Të gjitha rastet që PSP-ja i hapi deri më 30 korrik të vitit 2017, VMRO-DPMNE propozon tani ti marrë përsipër prokurori publik republikan Ljubomir Joveski dhe t’i ndajë ato për procedim të mëtejshëm. VMRO-ja gjithashtu thekson dispozitën me anë të së cilës të gjitha resurset njerëzore dhe materiale të PSP-së, duhet të transferohen në prokurorinë e re, duke akuzuar për nepotizëm në Speciale. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se këtë fundjavë do ta marrë në konsideratë propozimin e Mickoskit. Megjithatë, LSDM e fton opozitën në debat parlamentar ti paraqesë vërejtjet.

Për konsensusin politik në pjesën e Ligjit ne mund të flasim në Kuvend. Pra, deputetët nga VMRO-DPMNE-ja dhe të gjithë të tjerët kanë mundësi në një debat amendamentesh, atë çfarë mendojnë se mund të përmirësohet, t’i kundërshtojnë argumentet dhe të shohim se çfarë mund të jetë në funksion të përmirësimit të tekstit të Ligjit të Prokurorisë Publike”-pohoi Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.

Fati i Prokurorisë Speciale konsiderohet të jetë çështja e fundit e hapur para se vendet anëtare të BE-së, në tetor të vendosin mbi fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Kjo është arsyeja se përse, Riker dhe Han erdhën me një qëndrim të harmonizuar në Shkup, se duhet të sigurohet e ardhmja e PSP-së, se propozim ligji i qeverisë mbi prokurorinë publike është një bazë e mirë për këtë dhe se askush nuk mund të amnistohet, për shkak të afateve të skaduara. Nëse partitë bien dakord dhe sigurohet një shumicë prej dy të tretash, kryetari i parlamentit Talat Xhaferi tha se ligji mund të kalojë filtrin parlamentar deri në fillim të shtatorit.