Franca nuk heq taksën ndaj gjigandëve teknologjikë, megjithë kërcënimin e Trump

Franca tha sot se do të vazhdojë me planet e kontestuara për taksimin e gjigandëve të teknologjisë si Google e Facebook megjithë kërcënimin e një dite më parë nga presidenti Donald Trump se do të kundërpërgjigjet me tarifa ndaj verës franceze.

Marketing

Pas etiketimit të veprimit nga Trump si “budallallëk” ministri francez i financave Bruno Le Maire tha sot se “Franca do ta implementojë gjithsesi”.

Përfaqësuesi i zyrës së Le Maire shtoi: “Taksimi universal i aktivitetit dixhital është një çështje shqetësuese për të gjitha, por masa aktuale është e përkohshme, në pritje të marrëveshjes ndërkombëtare të taksës”.

Taksa prej 3% që hyri në fuqi kësaj jave, ka si argument përfitimin dhe shi8tjen e të dhënave personale të qytetarëve te grupet e reklamave online. Ajo ka si qëllim të ndalojë që grupet multinacionale të vendin selitë e tyre në Evropë për të përfituar reduktime të taksave.

Aktualisht kompani si Google, Amazon, Facebook, Apple, Airbnb e Uber paguajnë pak taksa në krahasim me bizneset e tyre gjigande në vende evropiane si Franca.