Vendet nordike po regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa i nxehti ekstrem që goditi këtë javë Europën po zhvendoset drejt Veriut, duke krijuar në disa zona ‘’netë tropikale’’, njoftoi sot Instituti Meteorologjik dhe hidrologjik suedez.
Në Suedi më konkretisht veriu i vendit është përfshirë nga vala e temperaturave ekstreme.
Qyteti i vogël i Markusvinsa (veri) regjistroi të premten një temperaturë rekord që arriti pikun në 34,8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e konstatuar në Suedi këtë vit.
Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në ekstremin verior që nga viti 1945, shprehet për median, meteorologu i SMHI-së, Jon Jorpeland.
Në fillim të javës, disa zona në Suedi kanë përjetuar ‘’netë tropikale’’, ndërkohë që temperatura gjatë natës nuk ka zbritur për asnjë moment nën 20 gradë Celsius.