Specialja përgënjeshtron lajmin për fshirjen e të dhënave

Portale të ndryshme kanë raportuar dje se prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva kishte dhënë urdhër me gojë për të fshirë të dhënat nga kompjuterët e këtij institucioni.

Marketing

Por nga kjo prokurori kanë përgënjeshtruar këto informacione, duke nënvizuar se ku ka pasur asnjë urdhër për ndonjë shkatërrim të materialeve, të dhënave apo materialit dëshmues në kuadër të prokurorisë.

“Të gjitha aktivitetet vazhdimisht po ndërmerren kanë të bëjnë me ruajtjen e të dhënave, informacioneve, dokumenteve dhe listave që janë lëndë e punës së kësaj prokurorie. Duke u udhëhequr nga rregullat për mbrojtjen masave siguruese, teknike dhe organizative që mbrojnë materialin që gjendet në prokurori, mbrojtja e materialit është prioritet i lartë dhe në asnjë rast nuk do të ishte e lejueshme që i njëjti të rrezikohet”, njofton Prokuroria Speciale.