Alves në sinkron me Neymar, nuk vendos për të ardhmen

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, është duke kërkuar skuadër të re, por njëkohësisht po heziton për zgjedhjen e tij të radhës.

Marketing

Alves pati një verë spektakolare me kombëtaren e Brazilit, duke fituar Kupën e Amerikës, dhe duke qenë padyshim një nga më të mirët.

Lojtari ka shkëputur kontratën me Paris Saint Germain, duke mbetur kështu pa skuadër, por sigurisht, falë kualitetit të tij, interesimi nuk mungon për lojtarin.

Skuadrat që janë lidhur me emrin e tij janë ato të Arsenal, Manchester City e Barcelona.

Por, sipas raportimeve të ‘UOL’, Alves po pret për lëvizjen potenciale të Neymar drejt Barcës, që mund të ndodh në javën e parë të gushtit, marrëveshje që mund të përfshijë edhe Semedon. Në këtë mënyrë, krahu i djathtë do të mbetej me hapësira, dhe Alves do të priste thirrjen e Barcës, transmeton lajmi.net.

Alves është një nga ikonat e Barcelonës. Ai do të mbetet si lojtari që fitoi plot trofe, por edhe u kuptua me Lionel Messin ‘me sy mbyllur’, dhe ky fakt mund ta ndihmojë kalimin e tij në ‘Camp Nou’.