Një i vdekur dhe 11 të plagosur nga sulmi me armë në SHBA

Një person i armatosur i ka sulmuar me armë zjarri disa njerëz që ishin mbledhur në një festë në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara. Një burrë 38 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa 11 persona të tjerë janë plagosur.

Marketing

Të shtënat filluan rreth orës 11 para mesnatës sipas kohës lokale në tubimin e organizuar për personat e dhënë pas gjërave të vjetra.

Policia dyshon se i tërë sulmi është kryer nga një person, i cili ende ndodhet në arrati. Ai kishte arritur t’i sulmojë njerëzit, pavarësisht që në këtë tubim ndodheshin rreth 100 policë.

“Kurrë nuk kam dëgjuar që 12 persona të qëllohen në një incident. Ky është një ndër sulmet më të këqija që kam parë ndonjëherë”, tha një hetues veteran.

Rreth mesnatës, hetuesit e gjetën një armë zjarri dhe i vazhduan kërkimet në atë zonë për të gjetur më shumë dëshmi lidhur me ngjarjen dhe personin e dyshuar.

Një dëshmitar tha: “Ishim duke u kënaqur në tubim dhe krejt papritmas filluan të shtënat. I dëgjuam rreth 10 të shtëna”, shkruan “Fox News”