Radja Nainggolan e ka pranuar vendimin e Interit për ta shitur këtë verë dhe synon të kthehet te Cagliari apo t’i bashkohej ndonjë klubit që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Nainggolan ndodhet me skuadrën e Interit momentalisht në Lindjen e Largët për përgatitjet parasezonale, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Antonio Conte.
Për dallim nga Mauro Icardi, i cili nuk është në nguti për t’u larguar edhe pse është i padëshirueshëm në klubin zikaltër, mediat italian shkruajnë se mesfushori belg e ka njoftuar menaxherin e vet se dëshiron ta largohet.
Është përfolur se ai mund të kthehet në Cagliari si opsioni më i preferuar i Nainggolan, por kjo mund të ndryshojë nëse ndonjë skuadër të luan në Champions bën ofertë për të.