Yann Karamoh kaloi tek Parma, duke u larguar pas dy sezonesh si lojtar i Interit. Sulmuesi 21-vjeçar luajti në miqësore që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Trabzonsporit, që përfundoi në barazim 2-2.
Karamoh zbriti në fushë në minutën 63’, ndërsa një minutë para fundit u bë protagonist duke nisur një kundërsulm të shpejtë, me një top të marrë nga mbrojtja.
Me shpejtësinë e tij, ai i la të gjithë pas vetes, madje edhe një tifoz që deshi t’i ndërhynte, por nuk ia doli as t’iu afrohet sepse sulmuesi afrikan ishte tepër i shpejtë dhe u ndal vetëm nga mbrojtësi i fundit.
https://twitter.com/i/status/1155207450611634177