Nesër mbyllet aksi rrugor Kumanovë-Opajë

Në rrugën rajonale R2133, pjesa Kumanovë-Opajë, do të kryhen punime për asfaltim dhe për këtë kjo rrugë do të jetë mbyllur për qarkullim nga data 29 korrik (e hënë) deri më 31 korrik (e mërkurë) për periudhën kohore prej 09 : 00 deri në orën 18:00.

Marketing

Rruga A3 Koçani – Dellçevo pranë Istibanjës – diga e Kalimançit km. 259 + 300 është e hapur për qarkullim në një korsi.

Siç njoftoi sot nga LAMM-ja, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa është rritur frekuentimi në vendkalimin kufitare Bogorodicë në të cilin për dalje nga shteti pritet prej rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.