Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti i Red Bull ka fituar një garë me të vërtetë të çmendur pasi një starti shumë të keq.
Ka realizuar një mrekulli Sebstian Vettel, i cili e ka rikuperuar plot 18 pozicione dhe e ka mbyllur garën në vendin e dytë. Lajmi i keq për Ferrari-n ka qenë dalja nga pista e Leclerc.
Katastrofë për Mercedes, me Bottas që ka përfunduar jashtë pistës dhe Hamilton-in që e ka mbyllur pa pikë.
Në vendin e tretë është pozicionuar piloti i Toro Rosso, Kvyat.