Partia opozitare VMRO DPMNE ka reaguar pas informatave të publikuara në media se, prokurja Katica Janeva ka kërkuar fshirje forenzike të kompjuterëve të PSP-së.
Zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovski ka thënë sot se pas një skandali të këtilië, janeva ka diçka për të fshhur, ndërsa fakti që akoma heshtin prokurorët dhe pushteti dhe Janeva nuk është marrë në pyetje në prokuri, thekson ai, dikush dëshiron që ta fsheh atë dhe të hesht gjithë skandalin. Ai ka përsëritur edhe njëherë se partia e tij kërkon zbardhje të rastit “zhvatje”, ku Janeva përfliteti si e përfshirë në të , si dhe ligj të ri për Prokurori Publike, të bazuar në parimet e së drejtës dhe Kushetutës.
Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.
“Pushteti, LSDM dhe Zoran Zaev dëshirojnë që të fshehin krimin e Katica Janevës. Ajo vërteton se edhe Zoran Zaev edhe Katica Janeva edhe Kiki dhe Friki dhe të gjithë të tjerët janë të përfshirë në rastin”zhvatja”. Për këtë, as PSP-ja nuk mundet më të vazhdoj me punën e saj, dhe as Katica Janeva të jetë prokurore. Është e përzier në skandalin për zhvatje të shumë milionave.
Kërkojmë sjelljen e një ligji të ri reformues sipas parimeve të ligjit, drejtësisë dhe Kushtetutës. Fillimisht, hetim për rastin “zhvatja”, ta shohim përfshirjen edhe të Katica Janevës edhe të prokurorëve dhe hetuesve të tjerë të gjithë PSP-së”.