Anija turistike “Aqua Marine”, që përshkruante linjën Vlorë-Karaburun, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Sipas Policisë Kufitare ngjarja ka ndodhur pranë brigjeve të Karaburunit, në jug të vendit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorit, ka përfshirë të gjithë anijen.
Ekuipazhi me 6 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.