Shefi i inteligjencës amerikane braktisë administratën Trump

Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, është bërë figura e fundit e profilit të lartë që ka vendosur ta braktisë administratën e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vet Donald Trump nëpërmjet një shkrimi në Twitter, duke thënë se Dan Coats do të japë dorëheqje në mes të muajit gusht dhe në vend të tij do ta emërojë kongresmenin nga Teksasi, John Ratcliffe.
Trump ka thënë se Ratcliffe do ta udhëheqë në mënyrë madhështore vendin, shkruan BBC News.

Kujtojmë se drejtori në largim i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e 17 agjencive të inteligjencës amerikane, duke përfshirë CIA dhe NSA.