Ja sa njerëz janë larguar për një vit nga Maqedonia vetëm për në Gjermani

Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët për çdo ditë po shpërngulen nga vendi.
Vetëm në vitin 2018 gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar fatin në Gjermani. Nga ata, 7.812 kanë qëndruar në Gjermani edhe në vitin 2019, ndërsa 10.666 janë kthyer në vendlindje.

Marketing

Në krahasim me vitin 2017, numri i personave të cilët kanë qëndruar në Gjermani për punë është rritur për 30%, përcjell DW duke u thirrur në informacione të Byrosë gjermane për statistikë.

Të dhënat e byrosë për statistikë kanë treguar se intensiteti është në rritje i numrit të të shpërngulurve nga Maqedonia ky fenomen sipas tyre ka filluar që nga viti 2011 atëherë kur në Gjermani kishin arritur rreth 5679 persona të cilët kishin vendosur të lëshojnë vendin për një jetë më të mirë, mirëpo prej atyre kanë ngelur vetëm 495. Rritja më e madhe e numrit të të shpërngulurve është regjistruar në vitin 2015 atëherë kur në “tokën e premtuar” kishin arritur 25 mijë persona vetëm nga Maqedonia.

Është vërtetë e frikshme pasi që numri që kanë shkuar në Gjermani nga Maqedonia tani prek shifrën e 100.000 mijë persona.

Gjermanët po e lëshojnë Gjermaninë
Në vitin 2018, rreth 260 mijë gjermanë janë shpërngulur nga Gjermania, në krahasim me vitin e kaluar ky numër është rritur për 11 mijë persona gjermanë që kan[ vendosur të lëshojnë shtetin e tyre.

Por numri më i madh i emigrantëve që ka pranuar Gjermania sërish ngelët Romania me 68 mijë persona, Kroacia me 29 mijë persona dhe Bullgaria me 27 mijë persona bazuar në të dhënat e vitit 2018.