Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe dizelit mbesin të pa ndryshuara. Komisioni rregullator për energjetikë sot vendosi të mbesin në nivel të konfirmuar me javën paraprake.
Çmimi i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-95 kushton 69.50 denarë për litër, çmimi i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-98 kushton 71.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të dizelit kushton 61,50 denarë për litër.
Ndryshim ka tek çmimi i shitjes me pakicë të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ku ka rritje për 0,50 denarë për litër në krahasim me çmimin e konfirmuar me Vendimin nga 22 qershori i vitit 2019 dhe me këtë çmimi i shitjes me pakicë të vajit ekstra të lirë për amvisëri (EL-1) kushton 51,50 denarë për litër.
Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 dhe do të kushtojë 34,181 denarë për një kilogram.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit prej shtatë ditëve shënojnë ulje tek benzina në mesatare për rreth 0,72 për qind, tek dizeli ka rritje mesatarisht për rreth 0,51 për qind, tek vaji ekstra i lirë rritje mesatarisht për rreth 0,71 për qind dhe tek mazuti ulje mesatarisht për rreth 0,63 për qind.
Kursi i denarit në krahasim me dollarin në shtatë ditët e fundit ishte 55,03 denarë për dollarë dhe është për 0,55 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas të cilit u formuan çmimet me llogaritjen paraprake.