Lionel Messi është sulmuar nga një person i dehur në një klub nate në Ibiza.
Mbrëmja e yllit të Barcelonës nuk shkoi ashtu siç duhet kur u detyrua të largohej nga klubi nën mbrojtjen e rojeve të sigurisë.Video e publikuar në mediat social tregon Mesin të rrethuar nga një grumbull rojesh sigurie që e mbrojnë nga sulmet e të dehurit.
32-vjeçari shkoi në ishull për të shijuar pushimet para fillimit të sezonit të ri spanjoll. Ai ndodhej nën shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe futbollistëve Luis Suarez, Jordi Alba dhe Cesc Fabregas, që po ashtu ishin nën shoqërinë e grave të tyre.