Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur sot se nuk do të ketë anulim të regjistrimit të popullsisë të caktuar për vitin e ardhshëm.
“Nuk pranoj anulimin e regjistrimit për në vitin 2021. Në vendin tonë, si në çdo vend tjetër, standardet e EUROSTAT-it do të zbatohen, theksoi Zaev në konferencën me gazetarët.
Ai ka shpjeguar edhe detaje që parasheh ligji për regjistrimin e familjeve që jetojnë jashtë vendit.
“Familja që hyn në regjistrim është çdo familje e cila jeton këtu ose është shpërngulur prej vendit jo më gjatë se një vit. Secili që është jashtë më shumë se një vit, regjistrohet por nuk hyn tek familjet, ndërsa do të regjistrohet si disaporë, si familje apo qytetar i cilin jeton jashtë vendit”, sqaroi Zaev, duke shtuar se MPB i ka të dhënat se cilët qytetarë janë më shumë se dy vjet jashtë vendit.
Ai kërkoi që palët politike të ulen dhe ti japin dritë jeshile propozim-ligjit në Kuvend. Regjistrimi i popullsisë do të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill 2020, njofton Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika. Sipas tij, e gjithë procedura do të kombinohet, në rrugë elektronikisht dhe me regjistrim në terren, për të cilën do të ndahen 8.5 milion euro nga buxheti i shtetit.