Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet nga 30 minuta. Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve, e posaçërisht në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
“Në Rrugën rajonale RR2133, aksi Kumanovë – Opajë do të kryhen ndërhyrje në asfalt, për ç’shkak do të bëhet mbyllja e komunikacionit prej sot e deri më 31 korrik, e mërkurë, në kohëzgjatje prej 09:00 deri në orën 18:00”, informojnë nga LAMM.