Qindra kosovarë nisen për në haxh, më i vjetri 90 vjeç, më e reja 16 vjeçare

Është nisur grupi i parë prej 216 personave nga Kosova për në vendet e shenjta, për kryerjen e haxhit.

Marketing

Prijës i këtij grupi ishte Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se edhe organizimi i sivjetëm ashtu edhe si organizimet e viteve të tjera ka shkuar si duhet.

Tërnava përmendi se moshat e personave që do të shkojnë në haxh.

“Më i moshuari do të jetë një 90 vjeçar kurse më e reja një vajzë 16 vjeçare nga Peja”, tha ai.
Kreu i BIK-ut, u shpreh se është punuar shumë që gjithçka që shkojë mirë.

“Si Bashkesi Islame jemi përkujdesur në mënyrë maksimale që këtë ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Tërnava e arsyetoi edhe ngritjen e çmimit duke theksuar se këto janë bërë nga vendet që do të vizitohen.