Në Ministrinë e Punëve të Brendshme paralelisht do të zbatohen dy procese, njëri është “vetingu” – kontroll i integritetit personal, gjendja pronësore dhe arsimi i çdo nëpunësi policor, ndërsa tjetri implementimi i rekomandimeve nga GREKO.
Ai përkujtoi se deri në 20 gusht të këtij viti duhet të formohet grup i veçantë që do ta kryejë kontrollin dhe do të përgatisë Planin e akcizës me veprime dhe afate konkrete, i cili më pas do të dorëzohet deri tek Qeveria dhe në bazë të kësaj nga 20 gushti do të dihet si do të zhvillohen të gjitha hapat në pjesën e procesit të “vetingut”.
Ministri Spasovski pret se ky do të jetë një proces i suksesshëm dhe do t’i realizojë pritjet e qytetarëve, megjithatë, siç tha, do t’u japë inkurajim edhe institucioneve tjera, me qëllim që të rriten kapacitetet dhe integriteti i njerëzve të cilët punojnë në institucione në dobi të qytetarëve. Ai theksoi se në një pjesë në DSK tani më punojnë komisionet.
I pyetur nëse pritet me “vetingun” të largohen nga puna një numër i madh i nëpunësve policorë, ministri Spasovski theksoi se nuk dëshiron të largohen nga puna, por të bëhet kontroll dhe secili që meriton të jetë pjesë e policisë, të punojë në dobi të qytetarëve dhe të jenë nëpunës policorë ashtu siç janë qytetarët dhe ashtu siç i dëshirojnë.
Njëkohësisht, informoi ministri Spasovski, në MPB do të largohen edhe mangësitë në pajtim me rekomandimet e GREKO-s, gjegjësisht do të krijohen mekanizma juridike, grupe të punës të cilët do të punojnë veçanërisht për secilin prej rekomandimeve të GREKO-s dhe mangësitë duhet të largohen deri në shtator të vitit 2020.