Real Madrid e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në ‘Audi Cup’ përballë Fenerbaces së Vedat Muriqit me rezultat 5:3 të mërkurën pasdite në ‘Allianz Arena’ në Munih.
Real Madrid e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në ‘Audi Cup’ përballë Fenerbaces së Vedat Muriqit me rezultat 5:3 të mërkurën pasdite në ‘Allianz Arena’ në Munih.
Sulmuesi i Kosovës është paraqitur për 90 minuta edhe në këtë ndeshje për Fenerbahcen, duke arritur të kompletojë edhe një asistim.
Fenerbahce ishte skuadra e parë që gjeti epërsinë, kur në minutën 3’ shënoi Garry Rodrigues.
Real Madrid përmbysi gjithçka me dy gola të shpejtë, me anë të Karim Benzemas, për 2:1.
Nabil Dirar në minutën e 34’, pranoi një asistim të bukur nga Muriqi, për 2:2.
Ishte sërish Benzema që ktheu epërsinë e Realit, për të kompletuar het-trikun e tij, para se Ozan Tufan shënoi për 3:3.
Deri në fund të ndeshjes, Real Madrid realizoi dy herë, përmes Nacho Fernandez dhe Mariano Diaz.