Nuk gjendet asgjë edhe në telefonin e dytë të JANEVËS

Ka përfunduar ekspertiza e telefonit të dytë të Prokurores Speciale Katica Janeva. Edhe pse nga Prokuroria nuk kanë dhënë detaje tjera, Djoçe Vele shkruan se në telefonin nuk ka pasur asgjë. Ai ka qenë i formatuar dhe me i cloud të ri. Këtë telefon, për të cilin, djali i Janevës kishte pohuar se është humbur në Beograd, hetimi kohë më parë e gjeti tek motra e të dashurës së tij në Gevgjeli.

Marketing

Më parë ka përfunduar edhe hetimi i telefonit qëështë marrë nga Janeva menjëherë pas zbardhjes së rastit “Zhvatja”. Por nga Prokuroria kanë thënë se edhe në atë telefon “nuk është gjetur asgjë”.

Hetimi sipas Prokurorisëështë në fazën fillestare dhe se do të vazhdoj edhe më tej, por, vetëm në momentin kur prokurorët do të kthehen nga pushimi kolektiv që fillon më 1 gusht. Kjo do të thotë se hetimi do të vazhdoj në pjesën e dytë të gushtit.

Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur reagim nga VMRO-DPMNE, të cilët pyesin se çfarë di Katica Janeva, për kryeministrin Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, që Prokuroria Publike nuk guxon ta arrestojë Janevën.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Çfarë duhet të ndodhë që Ruskoska-Prokuroria të futet në PSP-në e Katica Janevës dhe të bëj bastisje? Të fillojmë ngarasti i fundit, në PSP, po fshihen kompjuterët, me qëllim mënjanimin e bisedave eventuale. Kjo donë të thotë se me urdhër të Katica Janevës janë fshirë informacionet, kush dhe cfarë ka punuar në ato kompjuterë”. Nëse me prolongimin e aksionit po blihet kohë që Janeva të fshijë prova ose të ndikojë mbi dëshmitarët?

Ai ka shtuar se opinioni e di se Boki 13 zhvatjen nuk do ta kishte bërë nëse pas tij nuk do të kishin qëndruar struktura të larta të prokurorëvetë PSP-së dhe funksionarë të lartë të LSDM-së. Kujtojmë se deri tani në rastin “Zhvatja” janë arrestuar Bojan jovanovski-Boki 13, dhe biznesmeni Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, për shkak të dyshimeve se nga biznesmeni Orce Kamçev kanë marrë 1, 5 milionë euro për favore në rastin “Perandoria”.