Kallëzim penal për shkupjanin i cili në Fejsbuk publikoi kërcënime

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së deri te Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër 46 vjeçarit nga Shkupi D.D, i dyshuar për vepër penale “Rrezikim të sigurisë”.

Marketing

Siç ka njoftuar MPB, i paraqituri D.D, përmes rrugës informatike duke përdorë rrjetin social Fejsbuk më 23 dhe 24 korrik 2019 ka publikuar përmbajtje të stilit kërcënues.

“Sektori për krim kompujterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së vepron edhe në dhjetë raste të këtilla ku gjatë ditës së nesërme dhe të ardhshme do të ngritën kallëzime adekuate”, informon MPB.

Marketing