Vritet me pesë plumba në Gjermani, 21-vjeçari nga Kosova

Një djalosh i ri 21-vjeçar nga Kasseli i Gjermanisë, është qëlluar për vdekje të enjten mbrëma në rrugën “Knorrstrasse” në Kassel-Niederzwehren. Tani për tani është arrestuar një i dyshuar, shkruajnë mediat gjermane, përtcjell Shtegu.com.

Marketing

21-vjeçari nga Kasseli, familja e të cilit është me prejardhje nga Kosova, u qëllua për vdekje të enjten mbrëma në Knorrstrasse, në Niederzëehren. Këtë e kanë konfirmuar në një komunikatë zëdhënësi i policisë gjermne, Torsten ëerner dhe Andreas Thöne, si dhe zëdhënësi i prokurorisë.

Nën dyshimin urgjent të vrasjes, është arrestuar një 26-vjeçar nga Kasseli. I dyshuari, i cili fillimisht ishte arratisur, është zbuluar nga një dëshmitar që e identifikoi.

Policët specialë e arrestuan atë në shtëpinë e tij, mëngjesin e hershëm të së enjtes. Arma e dyshuar për vrasje gjithashtu ka mundur të sigurohet. Personi në fjalë, ende nuk është pronocuar në lidhje me aktin e krye. Ai është një shtetas gjerman i lindur në Kassel, ndërsa viktima ka lindur gjithashtu në Kassel, por familja e tij është nga Kosova.

Sipas policisë, viktima dhe autori i krimit thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin. Një zënkë mes tyre e ka përshkallëzuar situatën, NJOFTON sHTEGU.COM. Me këtë rast, 21-vjeçari është qëlluar në rrugë, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas informatave të mediave gjermane, autori i krimit viktimën e ka qëlluar të paktën pesë herë.

Skena e krimit është në Knorrstrasse, midis rrugëve Frankfurter Strasse dhe Credéstrasse, afër restorantit të ushqimit të shpejtë “Burger King” dhe qendrës tregtare Dez. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Autopsia e kufomës ishte urdhëruar në mënyrë gjyqësore dhe është dashur të përfundojë deri më tani.