Raporti alarmues, shëndeti i futbollistëve në rrezik

Shëndeti i futbollistëve është në rrezik nga mbingarkesa deklaron sindikata globale e lojtarëve dhe bën thirrje për një pushim të detyruar prej 4 javësh.

Marketing

Fifpro ka mbledhur të dhëna nga 16 futbollistë të njohur elitar dhe ka dalë në përfundim se ato kanë bërë rreth 80 ndeshje dhe kanë udhëtuar 110.000 km sezonin e kaluar.
Sulmuesi i Tottenaham Son si dhe dyshja e Liverpool Alisson Becker dhe Sadio Mane ishin mes lojtarëve të analizuar.

Në raport mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini tha se lojtarët “duhet të mbrohen” ndërsa Vincent Kompany ka bërë thirrje për pushime të detyrueshme.

Sipas raportit 85% e lojtareve duan pushim në gjysmën e sezonit. Në raport thueht se nga lodhja, lojtarët janë maksimalisht të rrezikuar nga lodhja mendore dhe muskulore.