Në lidhje me Shkupin, qëllimi ynë është t’i normalizojmë pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës që ka të bëjë me prodhimet greke, përdorimin e emrit Maqedonia etj, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistë për radion greke “Athina984”.
Shefi alternativ i diplomacisë greke duke folur për perspektivën evropiane të vendeve nga rajoni, thotë se Greqia e mbështet zgjerimin e BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Varviciotis sqaron se konkretisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pozita e Athinës është se çdo vend kandidat për integrim duhet t’i plotësojë parakushtet bazë, siç është qeverisja e së drejtës, pushteti juridik, që është më ndryshe nga ai ekzekutiv etj.