Zyrtarët lokalë njoftuan, se të paktën 10 policë afganë janë vrarë, gjatë një sulmi të talibanëve, në një pikë kontrolli, në provincën Daikundi të Afganistanit.
Guvernatori i provincës, Anwar Rahmati, tha se 15 policë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.
Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yusouf Ahmadi, tha se grupi e mori përgjegjësinë për sulmin, por nuk dha detaje të tjera.
Dhuna e fundit ndodhë përderisa militantët talibanë përgatiten të takojnë të dërguarin e SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad, për një rund tjetër bisedimesh, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të luftës gati 18-vjeçare.
Talibanët refuzojnë të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë e Kabulit, pasi ata e konsiderojnë atë si “kukull të perëndimit”.
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të tërheqin një numër të madh të trupave amerikane nga Afganistani nëse talibanët bien dakord të fillojnë negociata të drejtpërdrejta me qeverinë e Kabulit, kanë raportuar mediat amerikane.