Policia gjermane sekuestron 4.5 ton drogë, si u zbulua kontenjeri

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro në qytetin e Hamburgut.

Marketing

Zyra doganore e këtij qyteti tha se kishte vënë re një kontenjer të dyshimtë, dy javë më parë, që vinte nga kryeqyteti i Uruguait dhe kishte destinacion qytetin belg të Antwerp.

Autoritetet gjetën 221 çanta sportive të zeza që përmbanin 4.200 pako kokainë të shtypur.

“Kjo sasi paraqet konfiskimin më të madh të kokainës në Gjermani”, u tha në deklaratën zyrtare.

Gjithashtu u njoftua se kokaina e konfiskuar është asgjësuar nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbuluar kush e dërgoi, nga vinte, kush e priste, dhe drejt cilit treg ishte nisur droga e kapur.