Ka vazhduar aksioni policor kundër përdoruesve dhe tregtarëve të lëndëve narkotike në rajonin e Pollogut.
Nga kontrollet e kryera, autoritetet policore në makinat e shoferëve nga ora 16 deri ne këto momente kanë arritur të kapim dhe privojnë nga liria së paku 8 persona.
Siç mëson Alsat nga burime të veta gjatë kontrollit policor janë kapur kryesisht lëndë të tipit narkotik, marijuane, kokainë dhe kokra ekstazi. Alsat mëson se aksioni policor për kapjen e tregtarëve të lëndëve narkotike do të vazhdon edhe ditëve në vijim.