Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e IX Zgjedhor. Gjatë punimeve të Kuvendit do të votohet për kryetarin e partisë. Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.
Sipas informacioneve Isa Mustafa mund të jetë kandidati konsensual që ta vazhdojë mandatin përsëri në krye të partisë.
Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.