FIFA bllokon Skënderbeun, paguani gjobën 1 milion euro para sezonit ose…

Skënderbeut me shumë halle përballet edhe me një tjetër situatë aspak të favorshme për të.

Marketing

Pas vendimit mbi dënimin 10-vjeçar në KAS, mësohet se FIFA ka nisur një shkresë ditët e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, në të cilën njofton se Skënderbeu është i detyruar ta paguajë gjobën 1 milion euro para se të nisë sezoni.

Në të kundërt, edicionin e ri korçarët do ta nisin me -6 pikë.

Zyrtarët e Klubit të Skëndrbeut i janë drejtuar FIFA-s për këtë situatë, duke i kërkuar kohë dhe shtyrje të afatit të pagesës së gjobës 1 milion euro, pasi UEFA ia ka bërë të qartë më parë Skënderbeut se duhet të paguajë gjobën para se të nisë sezoni.

Në përgjigjen e FIFA-s thuhet se Skënderbeu duhet të zbatojë udhëzimet dhe kërkesat që vijnë nga UEFA. Më keq se kaq nuk ka ku të vejë për bardhekuqtë, që tani u duhet të bëjnë llogari të tjera për sezonin e ardhshëm./PanoramaSport/