Mediat serbe: Kriminelë serbë kultivojnë marihuanë në Maqedoninë e Veriut

Së paku pesë persona nga nëntoka e Serbisë kanë blerë tokë në Maqedoninë e Veriut për të rritur kanabis për qëllime mjekësore. Një biznesmen kontrovers ka investuar dhjetëra miliona euro në të mbjella, shkruan gazeta serbe Novosti.

Marketing

Sipas gazetës, kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, pak më shumë se një vit më parë (prill 2018), u bëri thirrje të gjithëve që kanë para të investuojnë në prodhimin e kanabisit, sepse është fitimprurës, erdhën të parët kriminelët serbë.

Së paku pesë persona nga nëntoka, të cilët përmes blerjes direkte, në partneritet me “kolegët” maqedonas, u bënë pronarë të fushave pjellore në këtë vend.

“Por jo vetëm kriminelët e mëdhenj kanë zgjedhur këtë lloj të ri” ‘biznesi’, por edhe njerëz, biznesi i të cilëve në Serbi ka qenë gjithmonë në avantazh të ligjit. Grupet e krimit të organizuar ndërkombëtarisht, si shembulli i fundit nga Maqedonia e Veriut, megjithë qëllimin humanitar të atyre që shkruajnë rregulloret, ata ishin të parët që iu përgjigjën impulsit në treg”, shkruan Novosti.

Sipas një burimi të afërt me shërbimin e inteligjencës, një biznesmen kontrovers serb deri më tani ka investuar dhjetëra miliona euro në plantacione. Së pari ata blenë tokë me një partner maqedonas, pastaj e përpunuan si duhet, por gjithashtu siguruan tel për ta rrethuar dhe portë. Ata gjithashtu kanë sigurim 24-orësh, që është një nga kërkesat ligjore. Ujitja artificiale dhe mbrojtja nga moti janë bërë gjithashtu.

Nuk është vetëm njeriu nga Beogradi ai që ka investuar para në prodhimin e kanabisit, shkruan “Novosti”. Shefat e drogës pas tij ishin duke ndjekur gjurmët e tij. Ndërsa biznesmenëve të vërtetë u duhej kohë për t’iu përgjigjur nevojave të tregut në zhvillim, njerëzit nga ana tjetër e ligjit me vëmendje i kanë ndjekur mediat, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndryshimin e rregullave të legalizimit të marihuanës për qëllime mjekësore.

“Në Maqedoninë e Veriut është e lejuar me ligj kultivimi i kanabisit për qëllime medicinale dhe ilaçe, dhe deri më tani janë lëshuar tetë licenca dhe katër ose pesë janë në proces… Zaev tha se ai personalisht mbështet biznese të tilla. Përkatësisht, nga prodhimi i ilaçeve të kanabisit shteti pret vende të reja pune dhe të paktën 100 milionë euro hyrje vjetore, që është 0,1 përqind e PBB-së.
Kompanitë të cilat merren me këtë biznes eksportuan gjithashtu vaj lule të thatë kanabisi në tregjet në Posla dhe Gjermani. Në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kroaci, prodhimi është legalizuar, përveç plantacioneve të kanabisit, rriten edhe serat ku rritet kjo barishte. Maqedonasit shpesh hyjnë në këto biznese me shtetasit serbë, por ka edhe sllovenë që zotërojnë fabria të rodhiit të ilaçeve nga kanabisi në Gjermani dhe Poloni. Kohët e fundit, shtetasit malazez janë interesuar për trafik droge.

“Ata që nuk mund të regjistrojnë kompani të tilla në Maqedoninë e Veriut, sepse kanë dosje dhe janë të dënuar, zgjedhin qytetarë ‘të pastër’ të këtij vendi si partnerë biznesi”, shpjegon një burim i Novosti.

Ata investojnë vetëm para, dhe në këtë mënyrë blejnë një burim “të pastër” të parave të tyre.

Sidoqoftë, biznesi i ri i kriminelëve serbë, si dhe atyre nga rajoni, është parë nga afër nga shërbimet e sigurisë. Është e vështirë të mendohet që ata do të përqendrohen vetëm në kultivimin dhe shitjen e ligjshme. Lëndët narkotike në tregun e zi vazhdojnë të mbeten më të paguarat.