PSG e fiton me përmbysje Superkupën e Francës

Paris Saint Germain e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri 2019/20, duke fituar Superkupën e Francës.

Marketing

Të besuarit e Thomas Tuchel u desh të djersitën shumë për ta mposhtur 2-1 në finale Rennesin, ndeshje që u zhvillua në Kinë, raporton Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan skuadra e Rennes, me golin e Adrien Hunou në minutën e 13’ të ndeshjes, që befasoi ekipin e Thomas Tuchel.

Kjo ngjalli frikë te skuadra e PSG-së, sepse në fund të sezonit të kaluar, Rennes e fitoi Kupën e Francës, duke e mposhtur në finale pikërisht Parisin.

Sido që të jetë, kjo ndeshje ishte krejtësisht tjetër dhe 45 minutat e pjesës së dytë ishin ndryshe për PSG-në, që përmbysi gjithçka për ta fituar titullin e parë për sezonin 2019/20.

Fillimisht, pas tentimeve të shumta, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti golin e barazimit në minutën e 57’, pas një asisti nga blerja e re, Pablo Sarabia.

Kurse golin e fitores e shënoi Angel di Maria për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’ia siguruar titullin Parisit.