Rregullohet trotuari dhe kanalizimi atmosferik në Orizare të Likovës

Duke u dëshiruar mirëseardhje në vendlindje mërgatës shqiptare të komunës së Likovës, gjatë një manifestimi të mbajtur në Orizare, u përurua edhe trotuari përgjatë fshatit në gjatësi prej 1.500 m, si dhe kanalizimi atmosferik, projekt ky i realizuar falë bashkëpunimit midis komunës si dhe banorëve të këtij fshati.

Marketing

“Ne si shoqatë jemi iniciatorë të këtij projekti për të cilin jemi tubuar sot, falë kontributit të të gjithë mërgimtarëve e qytetarëve në bashkëpunim me komunën e Likovës arritëm që me sukses ta përfundojmë këtë projekt, falë këtij kontributi, fëmijët si dhe banorët tjerë pjesë e komunikacionit nga tani do të jen më të sigurt, ne si mërgimtar e shohim të nevojshme rregullimin edhe të një trotuari nga qendra e fshatit e deri te “Sh.F.Faik Konica”, tha mes tjerash Lirim Jashari.

“Bashkërisht dhe të unifikuar mundohemi maksimalisht që t’i lëvizim punët përpara, shprehi falënderim të veçantë shoqatës “BMO”, për angazhimin dhe kontributin e treguar për rregullimin e këtij projekti madhështor për fshatin tonë dhe tuajin”, tha mes tjerash Arifi.

Banorët për TVM2, theksojnë se ky trotuar ka qenë i nevojshëm qysh më herët, ata gjithashtu kërkojnë nga autoritetet që të vendosin edhe pengesa rrugore pasi siç thonë ata shoferë të pa ndërgjegjshëm tejkalojnë shpejtësinë dhe u rrezikojnë jetën kalimtarëve.

“Trotuari ka qenë më se i nevojshëm, pasi jemi fshat i madh dhe rruga kryesore lidhet me fshatrat tjerë, këtu në këtë rrugë janë mbytur 4 veta, i nevojshëm është për fëmijët që shkojnë në Shkollë, pleqtë në Xhami”, theksoi një banor i fshatit Orizare.

“Ky trotuar ka qenë i nevojshëm tej mase ka qenë vend i pa shfrytëzuar, komunikacioni ka qenë i ngarkuar, tani kërkojmë që të na mundësojnë që ti vendosim disa pengesa rrugore në hyrje dhe dalje të fshatit”, shtoi mes tjerash një banor I fshatit Orizare.

Vlen të theksohet se projekti për rregullimin e trotuarit kushtoi 63.272 euro, ku 44.272 Euro i siguroi komuna e Likovës, kurse 19.000 Euro Bashkësia e Mërgimtarëve të fshatit Orizare.