“Po bëjmë çmos që ish-ushtari i UÇK-së Tomorr Morina të mos ekstradohet në Serbi”, ka deklaruar për TV21 Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
“Gjeta mënyrë për të dërguar mesazh deri tek zoti Morina se kemi aktivizuar të gjitha mekanizmat vendorë për të sqaruar këtë situatë dhe që sa më shpejtë të merret një vendim pozitiv për të dhe për ta garantuar se nuk ka mundësi teorike për të bërë ekstradim në Serbi por edhe ajo për çfarë po punoj është që të lirohet nga paraburgimi deri sa të vijojnë procedurat në Ministri të Drejtësisë dhe Ministria të merr vendim për mos ekstradim të tij”, tha Osmani për TV21.
Duke komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit të Kosovës Gjergj Dedaj se ekstradimi mund të cenojnë marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut, Osmani përgjigjet prerë se ekstradim nuk do të ketë! Ai pret që të hënën të merret vendim për mos ekstradim të Morinës.
Më 24 korrik policia e Maqedonisë së Veriut e arrestoi Tomorr Morinën, ish-pjesëtar i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e këtë e bëri në bazë të një fletë arresti të lëshuar INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.