Të paktën 300 persona u arrestuan sot nga policia pas një manifestimi të opozitës ruse, e cila prej javësh po kërkon regjistrimin e kandidatëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të shtatorit, njoftoi sot një organizatë joqeveritare.
Sipas organizatës joqeveritare, OVD-Info, e specializuar për gjetjen e numrit të të arrestuarve, të paktën 300 persona janë ndaluar nga policia.
Ajo shtoi se ndërmjet tyre gjenden edhe gjashtë gazetarë.
Në protestat e javës së kaluar qindra persona ishin arrestuar, ndër ta edhe liderët e opozitës, ndërsa shumë kandidatëve për asamblenë e Moskës u është mohuar kandidimi.