Ylli i Ajax, Donny van de Beek konfirmoi se Real Madrid është në bisedime me kampionët e Eredivisie për transferimin e tij, pasi ishte bërë e qartë të premten se gjigantët spanjoll ishin të interesuar për shërbimet e tij.
Van de Beek është shfaqur si një objektiv 60 milionësh për ‘Los Blancos’, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje me synimin kryesor Paul Pogban.
Kur u pyet të premten se si ndjehej si zgjedhja e dytë pas Pogbas, Van de Beek tha “mund të jetë e vërtetë”, por nuk ishte i gatshëm të spekulojë.
“Unë nuk kam dëgjuar që të flitet kështu, por mund të jetë e vërtetë”, tha ai për Fox Sports.
“Ka më shumë sesa ato që janë në gazeta, por nuk duhet të besosh gjithçka që shkruhet”.
“Gjithmonë ka shumë gjëra të pakuptimta. Unë nuk kam pse t’ju tregoj se çfarë është dhe nuk është e vërtetë”, konfirmoi mesfushori holandez.