Lenjani ka shënuar gol fantastik në Zvicër të shtunën, duke treguar se është gati për një tjetër sezon pozitiv. Mesiguri ky gol do të vlerësohet si më i miri i javës.
Sioni e ka mposhtur FC Zurichun 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Zvicrës.
Për Sionin golat i shënuan shqiptarët, dy Pajtim Kasami dhe një anësori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.
Lenjani shënoi një gol fantastik me të majtën e tij të papërshtatshme, që ndoshta do të zgjidhet edhe më i miri i javës apo muajit në Zvicër.
Sezonin e kaluar Lenjani shënoi 6 gola dhe dhuroi 10 asiste në 28 paraqitje.