Policia kosovare arreston një shtetas të Maqedonisë

Policia kufitare arrestoi një të dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor në zonën kufitare të Hanit të Elezit.

Marketing

Ai me veturën e tij ka kaluar në kahje të kundërt duke shkaktuar tollovi në komunikacion dhe ka refuzuar që ta largojë veturën si dhe ka refuzuar që të prezantoj dokumentet kur i janë kërkuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.