Një shtëpi dhe një hangar u dogjën në dy fshatra të Tetovës

Dy objekte një shtëpi dhe një hangar, u dogjën me zjarr në Shipkovicë dhe Çellopek të Epërm. Të lënduar nuk ka, është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Siç informon komandanti i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës Uka Aliti, njëri zjarr ka shpërthyer dje, ndërsa tjetri herët në mëngjes, përcjellë KOHA.

“Zjarri në Shipkovicë është paraqitur rreth orës 15. Për intervenim kanë shkuar pesë zjarrfikës me dy automjete. Në shtëpinë ka jetuar një familje pesë anëtarëshe”, deklaroi Aliti.

Zjarri në Çellopek të Epërm është paraqitur mbrëmë në orën 01:00. Në objektin i cili është përdorur si fermë për ruajtjen e bagëtive dhe ushqimit për kafshë është intervenuar me pesë automjete dhe shtatë zjarrfikës.