Zyrtare, Milani firmos me lojtarin më të mirë të Kupës së Afrikës

Një algjerian për mesfushën e Milanit. Dita e dielë ka lindur me një lajm fantastik për të gjithë tifozët kuqezinj. Milani ka zyrtarizuar blejen e lojtarit më të Kupës së Afrikës 2019-të Ismael Bennacer i cili vjen nga Empoli për 16 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh.

Marketing

Bennacer ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2024. Marrëveshja ishte arritur prej disa javësh ndërkohë që edhe Bennacer i ka kaluar edhe vizitat mjekësore me Milanin, ndërkohë që aktualisht lojtari është ende me pushim pasi Algjeria e tij i shkoi deri në fund Kupës së Afrikës duke fituar edhe trofeun.

21-vjeçari afrikan është blerja e dytë e Milanit nga Empoli në këtë merkato pas boshnjakut Rade Krunic.