Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhdnësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadinov tha se “lufta kundër korrupsionit është pa kompromis dhe nuk njeh asnjë përkatësi, e më së paku përkatësi politike. Vetëm OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski janë kundër drejtësisë, i ndalojnë reformat në gjyqësi dhe Ligjin për prokurori publike”.
“Në bisedimet që po zhvillohen për këtë ligj, OBRM-PDUKM për përfaqësues të vet dërgoi Antonio Milloshoskin, i dyshuar në një rast gjyqësor, dhe dezinfromator kryesor në pallatin e bardhë. Në vend se të kërkojë dorëheqje, Mickoski e ngarkon Milloshoskin”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se në dy muajt e fundit, Milloshoski është kapur dy herë në gënjeshtra serioze që prishin imazhin e shtetit.
Kostadinov tha të gjithë e dinë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë kundër drejtësisë, duke përmendur propozimin e Mickoskit që në krye të Prokurorisë të jetë Vladimir Pançevski i cili dyshohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS.
“Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet ta dinë se mbaroi koha kur politikanët zgjedhshin prokurorë publik ndërsa gjyqësia kontrollohej nga pallati i bardhë. Reformat do të vazhdojnë në interes të qytetarëve, drejtësisë dhe shtetit”, tha Kostadinov.