VMRO-DPMNE-ja ka ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme kuvendare, në fillim të prillit të vitit të ardhshëm apo në fund të muajit maj, këtë e tha kryetari i kësaj partie Hristian Mickovski në konferencë për shtyp.
Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet të gazetarëve në konferencën kushtuar gjendjes ekonomike në vend, përshkroi atmosferën e takimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase, duke thënë se në takime po vërehet ndjenja e hakmarrjes ndaj VMRO-DPMNE-së.
Megjithatë, Mickoski ka shprehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes për Ligjin për prokurori publike, gjë që do ta rregullojë statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike.
“Dëshiroj të jem optimist dhe besoj që pushteti do të bjerë në mend dhe do ta pranojnë propozimin e VMRO-DPMNE-së. E di se do të prononcohen me komente, por ne kemi qëndrim parimor dhe nuk frikësohemi të ballafaqohemi me faktet e palës kundërshtare. Ato tek bisedime, posaçërisht në përgatitjen e atij ligji, shprehet ndjesia për hakmarrje, sulm për kundërshtarët politik”, tha mes tjerash lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristrian Mickoski në konferencë për shtyp dhe shtoi se në mënyrë paralele po zhvillohen edhe takimet mes grupeve punuese për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por refuzoi ta cek qëndrimin e partisë së tij për ndryshimin e modelit zgjedhor.